Përmbajtjet në tekstet shkollore të letërsisë, në funksion të komunikimit efektiv të nxënësve të shkollave të mesme të ulëta
Bibliographic record
Abstract
Është fakt i ditur që kulturën e përgjithshme të komunikimit nxënësit e marrin nga leximet e ndryshme dhe burimi më thelbësor mbeten tekstet shkollore, ngase qasja në këto tekste është e përditshme dhe e domosdoshme në procesin e mësimnxënies. Përmbajtjet e njësive letrare e kanë rolin thelbësor në pajisjen e nxënësve me shkathtësi, aftësi dhe kulturë komunikimi, si parakusht për një aftësim të gjithanshëm në formimin e tyre të përgjithshëm profesional e shoqëror. Shkathtësitë e komunikimit janë një prej faktorëve më relevantë që duhet t’i arrijnë nxënësit në sistemin e tyre arsimor gjatë gjithë jetës së tyre shkollore. Në këtë punim janë nxjerrë në pah përmasat ndikuese të përmbajtjeve të njësive letrare të këtij niveli në formimin e një kulture komunikuese të nxënësve. Qëllimi i këtij hulumtimi është shqyrtimi i përmbajtjeve të teksteve shkollore të letërsisë në funksion të komunikimit efektiv të nxënësve në shkollat e mesme të ulëta. Popullacionin e këtij hulumtimi e përbëjnë mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave të mesme të ulëta nga shtatë rajone të Kosovës. Mostrën e përzgjedhur e përbëjnë rreth 200 nxënës dhe 70 mësimdhënës, duke përdorur pyetësorë adekuatë, ndërsa të dhënat e dala nga përgjigjet i kemi marrë nëpërmjet postës elektronike, për shkak të rrethanave të ditura nga pandemia Covid-19. Nga konkluzionet e dala do të veçoja qëndrimin e disa prej mësimdhënësve se zhvillimi i shkathtësive komunikuese te nxënësit në radhë të parë varet prej prirjeve të natyrshme të tyre, e tek pastaj nga motivet e tyre për t’i arritur ato shkathtësi nëpërmjet leximeve të tjera plotësuese, se sa nga përmbajtjet konkrete të njësive mësimore të përfaqësuara në tekstet e letërsisë, sado që edhe këtu kishte dallime të mëdha në këto konstatime nga mësimdhënësit. Gjithashtu, do të ishte e rekomandueshme që organet kompetente të kenë parasysh sugjerimet e mësimdhënësve, por, pse jo, në masë të caktuar, edhe të nxënësve, në hartimin e teksteve të reja të letërsisë, sidomos në përzgjedhjen e njësive të caktuara letrare, në mospërfaqësimin me më shumë se një njësi mësimore nga një autor, si dhe në mosngarkesën e teksteve me njësi të shumta letrare.
Fetched live from OpenAlex and de-inverted. Abstracts are not stored in this database: the inverted indexes are 8.6 GB of the frame’s 9.3 GB of text, and the host has 13 GB free.
How this classification was reachedexpand
Full frame distilled prediction
Teacher imitationNot calibrated prevalence, not ground truth. Human validation pending. Learned from the 10,348 direct Codex labels and 10,348 direct Gemma labels. Candidate is the union of thresholded teacher heads; consensus is their intersection. These outputs are machine_predicted_unvalidated and are not human labels or direct frontier model labels.
Codex and Gemma teacher scores by category
| Category | Codex | Gemma |
|---|---|---|
| Metaresearch | 0.002 | 0.000 |
| Meta-epidemiology (narrow) | 0.003 | 0.003 |
| Meta-epidemiology (broad) | 0.003 | 0.002 |
| Bibliometrics | 0.002 | 0.001 |
| Science and technology studies | 0.003 | 0.002 |
| Scholarly communication | 0.005 | 0.002 |
| Open science | 0.003 | 0.002 |
| Research integrity | 0.002 | 0.004 |
| Insufficient payload (model declined to judge) | 0.036 | 0.019 |
Machine scores (provisional)
The two teacher heads of the student model, read on this work. A score orders the frame for review; it never asserts a category, and the validation status ships verbatim with every row.
Baseline scores from an immature model (maturity gate not passed, 7 training rounds). Scores rank; they never assert a category.
score_only:v0-immature-baseline · verbatim from the scoring run: score_only means the number may rank works, and no category label ships from itClassification
machine, unvalidatedMachine predicted; both teacher heads agree on what is shown here.
How this classification was reached, model by model and score by score, is at the end of the page under "How this classification was reached".